“WhatsApp Channels janë një mënyrë private sesi përdoruesit mund të marrin informacionet më të fundit që ju interesojnë direkt në WhatsApp.”
WhatsApp lançoi një funksionalitet të ri quajtur Channels pak javë më parë. Përdoruesit mund ti shohin kanalet në tabin e ri Updates që më parë quhej Status.
Funksionaliteti konsiderohet si një përpjekje e zymtë për të sjellë komunikimin mes njerëzve dhe markave të famshme me përdoruesit e zakonshëm të aplikacioni.
Sipas Meta, “WhatsApp Channels janë një mënyrë private sesi përdoruesit mund të marrin informacionet më të fundit që ju interesojnë direkt në WhatsApp.” Ndryshe nga grupet ku ndërveproni me të tjerët, një kanal në WhatsApp është komunikim me vetëm një drejtim dhe vetëm administratori mund të dërgojë një mesazh.
Meta ka bashkëpunuar me disa figura dhe brende për të nxitur adoptimin e kanaleve.
Çfarëdo që të postoni në kanal, do të jetë i dukshëm për të gjithë ndjekësit. Mbi të gjitha një historik 30 ditor do të paraqitet për ata që nuk ndjekin kanalin. Administratorët mund të postojnë tekst, imazhe dhe video në një kanal.
Kanalet e WhatsApp që ju interesojnë mund ti gjeni duke shfletuar listën e tyre që filtrohet në mënyrë automatike bazuar në vendin tuaj dhe gjuhën. Ja sesi të gjeni më shumë kanale:
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë