Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Karta grafike buxhetore më e fundit e AMD debuton më 22 Janar

Karta grafike qëndron mes RX 7700 XT dhe RX 7600 duke ngushtuar hendekun e performancës që ekziston mes këtyre të dyjave.

Karta grafike buxhetore më e fundit e AMD debuton më 22 Janar

Debutimi i një karte grafike në segmentit të ulët të AMD po afrohet ndërsa raportohet se RX 7600 XT bëhet publike më 22 Janar.

Karta grafike qëndron mes RX 7700 XT dhe RX 7600 duke ngushtuar hendekun e performancës që ekziston mes këtyre të dyjave. Lajmi erdhi ndërsa spekulohet se Nvidia mund të lançojë një version më pak të kushtueshëm të RTX 3050 në më pak sesa 179 dollarë.

Gjithashtu janë raportuar versionet Super të RTX 4070, 4070 Ti dhe 4080.

Sipas Benchlife, RX 7600 XT nuk do të ketë një model referencë me dizajnin e AMD por vetëm dizajnët e partnerëve që do të prodhojnë kartat.

Vjen pothuajse 7 muaj nga lançimi i RX 7600 për të zëvendësuar kartat grafike ekzistuese RDNA 2 si RX 6600 dhe RX 6600 XT të cilat kanë reputacion të lartë.

Nisur nga kritikat e shumta që Nvidia mori me RTX 4060 8GB, AMD po përpiqet të përfitojë nga situata duke sjellë RX 7600 XT me 10GB ose 12GB RAM.

Kjo sepse gamerat i shohin 8GB RAM të pamjaftueshme për të luajtur titujt e fundit. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

HP Victus Gaming 15.6″, 16GB, 512GB SSD, AMD Ryzen 5

64,990 L
Kurseni: 7,000 L