S’ka produkte në shportë.
Edhe pse nuk dimë se çfarë janë të afta të bëjnë këto karta grafike dimë se përfshijnë teknologji të ndryshme të avancuara siç është ray-tracing në kohë reale.
Intel ka vendosur të brendojë kartën e ardhshme grafike konsumatore në Intel Arc. Ky brend do të mbulojë harduerin dhe softuerin përgjegjës për kartat grafike të dedikuara prodhuar nga Intel.
Produkti i parë i këtij brendi i cili do të vijë në tre mujorin e parë të 2022 ka emrin e koduar “Alchemist”. Kartat grafike me këtë emër të koduar do të ofrohen për kompjuterët desktop por edhe laptopë dhe pozicionohen si konkurrentë të Nvidia dhe AMD.
Edhe pse nuk dimë se çfarë janë të afta të bëjnë këto karta grafike dimë se përfshijnë teknologji të ndryshme të avancuara siç është ray-tracing në kohë reale.
Madje Intel ka edhe përgjigje për teknologjinë Nvidia DLSS dhe AMD FSR. Në fund është një lajm i madh për adhuruesit e lojërave dhe krijuesit në mbarë botën me shpresën se konkurrenca do të ulë jo vetëm çmimet por edhe të shtojë inovacionet.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
Tablet për fëmijë - 6,990 Lekë