Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Kërkesa e madhe për çipe AI dërgon vlerën e Nvidia në 2 trilionë dollarë

Nvidia kontrollon rreth 80 përqind të tregut të çipeve AI të segmentit të lartë me konsumatorë si OpenAI, Microsoft, Alphabet dhe Meta.

Kërkesa e madhe për çipe AI dërgon vlerën e Nvidia në 2 trilionë dollarë

Vlera e tregut e Nvidia kapërceu 2 trilionë dollarët për herë të parë ditën e Premte. Aksionet e Nvidia u rritën me 4 përqind pasi Dell tha se pret një kërkesë të madhe për serverë AI.

Rritja e fundit e bën Nvidia kompaninë e tretë më të madhe në botë për nga vlera e tregut prej 2.06 trilionë dollarë, pas Microsoft dhe Apple me 3.09 trilionë dhe 2.77 trilionë dollarë respektivisht.

Super Micro Computer, një kompani tjetër që shet serverë ndërtuar me çipet e Nvidia, u rrit me 4.5 përqind. Prodhues të tjerë çipesh AI vijuan të rriten si AMD, Broadcom apo Marvell Technology.

Nvidia kontrollon rreth 80 përqind të tregut të çipeve AI të segmentit të lartë me konsumatorë si OpenAI, Microsoft, Alphabet dhe Meta.

Aksionet e Nvidia zëvendësuan ato të Tesla si më të shiturat në Wall Street ndërsa vlera e tyre është rritur me 66 përqind në 2024 pasi u trefishuan vitin e kaluar. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 10,000 L