Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Kina mund ti vendosë sanksione Apple

Ditën e Premte Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se do të ndalonte blerjen e çipeve nga Huawei nëse prodhohen në mënyrë direkte përmes teknologjisë dhe softuerit Amerikan.

Kina është gati të vendosë kompanitë Amerikane në listën e zezë si pjesë e kundërmasave ndërmarrë ndaj Uashingtonit i cili vendosi bllokimin e shitjes së semikonduktorëve tek Huawei.

Masat përfshijnë lançimin e hetimeve dhe vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive Amerikane si Apple, Cisco, Qualcomm si dhe të ndalojë blerën e avionëve Boeing.

Lajmi vjen nga Global Times e cila është gazeta zyrtare e partisë Komuniste. Edhe pse nuk është zëri zyrtar i partisë, besohet se reflekton qëndrimin dhe mendimin e liderëve komunistë.

Ditën e Premte Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se do të ndalonte blerjen e çipeve nga Huawei nëse prodhohen në mënyrë direkte përmes teknologjisë dhe softuerit Amerikan.

Administrata Trump vendosi rregulla të reja ditën e premte që do t’ia ndalojnë Huawei dhe mbështetësve të tij përdorimin e teknologjisë dhe softuerit amerikan, një përshkallëzim në betejën me gjigantin e telekomit kinez dhe që do të nxisë tensione me Pekinin.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: