Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Kina preferon dëbimin e TikTok në vend të shitjes tek një kompani Amerikane

Ekspertët thonë se një marrëveshje për shitjen e TikTok vështirë të realizohet kaq shpejtë dhe Trump është shprehur kundër shtyrjes së afatit.

Kina është kundër shitjet së aplikacionit TikTok për ti shpëtuar të ardhmen në Perëndim dhe më përpara do të pranonte që të dëbohej sesa të blihej nga një kompani Amerikane.

Zyrtarët Kinezë thonë se një shitje e detyruar e TikTok do ta bënte vendin me popullsinë më të madhe në botë të dukej e dobët përballët presionit të Uashingtonit raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Raporti vjen pak ditë pasi pritet të hyjë në fuqi dëbimi i administratës Trump të TikTok duke filluar nga 15 Shtatori. Ekspertët thonë se një marrëveshje për shitjen e TikTok vështirë të realizohet kaq shpejtë dhe Trump është shprehur kundër shtyrjes së afatit.

Situatën e komplikojnë më tutje rregullat e tregtisë në fuqi me Kinën që parandalojnë blerjen e TikTok. Sipas Reuters Kina po përpiqet me çdo mjet për të bllokuar shitjen e kompanisë ByteDance që ka në pronësi TikTok.

Aktualisht ka marrë disa oferta nga Oracle, Microsoft e madje edhe Walmart.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Airpods 2nd Generation

12,990 L