Më shumë se 31 mijë patenta të AI gjeneruese i përkasin Kinës dhe janë bërë gjatë periudhës 2014-2023 përballë Shteteve të Bashkuara të cilat kanë aplikuar për 6,276 patenta gjatë të njëjtës periudhë.
Kina është përpara vendeve të tjera në shpikjet e AI gjeneruese si chatbotët, duke aplikuar për 6 herë më shumë patenta sesa rivalit më i afërt që janë Shtetet e Bashkuara, treguan të dhënat e Kombeve të Bashkuara ditën e Mërkure.
AI gjeneruese, e cila prodhon tekst, imazhe, kod kompjuterik e madje edhe muzikë nga informacione ekzistuese, po shpërthen në popullaritet me më shumë se 50 mijë aplikime patentash vetëm në dekadën e fundit sipas Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO).
Çereku i aplikimeve janë bërë vetëm në 2023. Më shumë se 31 mijë patenta të AI gjeneruese i përkasin Kinës dhe janë bërë gjatë periudhës 2014-2023 përballë Shteteve të Bashkuara të cilat kanë aplikuar për 6,276 patenta gjatë të njëjtës periudhë.
Aplikimet e patentave nga Kina mbulonin disa sektorë si makinat autonome tek publikimi dhe menaxhimi i dokumenteve. Në mesin e aplikantëve më të mëdhenj ishin ByteDance – kompania që ka në pronësi TikTok – dhe gjiganti tregtisë online Alibaba dhe Microsoft.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë