Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Kina vë në funksionin superkompjuterin më të ri

Por sipas një raporti i cili citon Lu Yutong, drejtorin e qendrës, kompjuteri ri ka tejkaluar në performancë Tianhe-2, një prej superkompjuterëve më të shpejtë të Kinës.

Kina vë në funksionin superkompjuterin më të ri

Kina prezantoi superkompjuterin e ri zhvilluar në vend ditën e Mërkure për të cilin agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua thotë se është disa herë më i shpejtë se versioni i kaluar.

Superkompjuteri i quajtur “Tianhe Xingyi” u prezantua në Qendrën Kombëtare të Superkompjuterëve në Guangzhou ndërsa Xinhua nuk dha detaje rreth fuqisë që ka.

Por sipas një raporti i cili citon Lu Yutong, drejtorin e qendrës, kompjuteri ri ka tejkaluar në performancë Tianhe-2, një prej superkompjuterëve më të shpejtë të Kinës.

Tianhe-2 është zhvilluar nga Universiteti Kombëtar i Teknologjive Mbrojtëse (NUDT) dhe qëndron në Qendrën Kombëtare të Superkompjuterëve në Guangzhou.

Tianhe-2 u vendos në krye të 500 superkompjuterëve më të shpejtë të botës për tre vite me radhë nga 2013 deri në 2016-ën, një vit pasi SHBA vendosi NUDT në listën e zezë duke i kufizuar qasjen në procesorët Intel që përdorte për superkompjuterët.

Një tjetër superkompjuter i fuqishëm Kinez është Sunway TaihuLight i cili renditej i shtati për nga performanca në listën e publikuar në Qershor të 2023.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 50,000 L