Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Kufjet e reja Sony janë për ata që duan të kursejnë me Galaxy Buds+ dhe AirPods

Kushtojnë 130 dollarë, më pak sesa seritë e kushtueshme 1000X dhe ofron disa prej teknologjive më bashkëkohore.

Kufjet wireless të Sony kanë qenë ndër më të mirat prej vitesh. Vitin e kaluar modeli WF-1000XM3 shkëlqeu ndërsa sot kompania prezantoi një tjetër model kufjesh po të kësaj linje, WF-XB700.

Kushtojnë 130 dollarë, më pak sesa seritë e kushtueshme 1000X dhe ofron disa prej teknologjive më të fundit.

Një prej premtimeve kryesore të Sony me këto kufje është më shumë bass. Kompania thotë se mund të mbajnë bateri për 9 orë me një karikim të vetëm dhe 9 orë të tjera përmes kutisë së tyre.

Me vetëm 10 minuta karikim mund të dëgjoni me këto kufjet pothuajse 10 orë. Dizajni është gjithashtu unik. Në vend të një formë ovale, kufjet kanë një pamje drejtkëndore për të cilën Sony thotë i bën kufjet më ergonomike dhe të rehatshme për tu mbajtur.

Nuk ka një datë të saktë por Sony premtoi të nxjerrë në shitje kufjet e reja këtë muaj për 130 dollarë, një opsion shumë solid. Ato kushtojnë më pak sesa Galaxy Buds+ prej 150 dollarësh dhe AirPods prej 160 dollarësh.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: