Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Kush është CrowdStrike, kompania përgjegjëse për “blackout” e sotëm

CrowdStrike tha se ishte duke punuar me konsumatorët e prekur dhe adresuar problemin i cili erdhi nga një përditësim që kishte shkuar për përdoruesit e Windows.

Kush është CrowdStrike, kompania përgjegjëse për “blackout” e sotëm

Kompani në disa industri përfshirë ato ajrore, bankat dhe media u goditën ditën e Premte nga një kolaps teknologjik që kishte të bënte me platformën cloud Azure të Microsoft dhe një problem softueri të firmës së sigurisë kibernetike CrowdStrike.

Problemi i softuerit bëri që kompjuterët të cilët kishin sistemin operativ Windows dhe softuerin e CrowdStrike të ngecnin në një cikël të pafundmë rindezjeje.

CrowdStrike tha se ishte duke punuar me konsumatorët e prekur dhe adresuar problemin i cili erdhi nga një përditësim që kishte shkuar për përdoruesit e Windows.

Kush është CrowdStrike?

Kompania ofron shërbime të sigurisë kibernetike bazuar në cloud për bizneset. Mjeti i saj Falcon – një prej arsyeve të këtij kolapsi – identifikon sjellje të pazakonta apo dobësi në sistemet kompjuterike përballë kërcënimeve si maluerët.

Themeluar në 2011-ën në Austin të Teksasit, CrowdStrike operon në më shumë se 170 vende të botës dhe deri në Janar të 2024 kishte 7,900 të punësuar.

SHBA përfaqëson 70 përqind të më shumë se 900 milionë dollarë të ardhura që kishte raportuar për tre mujorin e mbyllur në Prill.

Kush janë klientët dhe konkurrentët më të mëdhenj të kompanisë?

Disa prej kompanive teknologjike më të mëdha në botë si Alphabet, Amazon dhe Intel janë konsumatorë të saj. Ka rreth 29,000 konsumatorë në mbarë botën.

Prezence e saj përfshin gjigantët e distribuimit si Target, ekipi Mercedes-AMG Petronas i F1 dhe qeveria Amerikane.

CrowdStrike konkurron me kompani si Palo Alto Networks, ZScaler dhe Fortinet.

Aksionet e saj ranë me 12 përqind ditën e Premte ndërsa vlera e saj e tregut llogaritet në 83,5 miliardë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania