Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Ky është procesori buxhetor më i mirë gaming të cilin nuk mund ta blini dot

Çipi do të shitet nga data 7 Korrik vetëm në SHBA për 229 dollarë ose 329 dollarë së bashku me një pllakë amë B550 TUF dhe 16GB RAM.

Ky është procesori buxhetor më i mirë gaming të cilin nuk mund ta blini dot

Ditën e sotme AMD prezantoi një procesor të ri i cili është një edicion i limituar, Ryzen 5 5600X3D i cili do të shitet në mënyrë ekskluzive vetëm në SHBA.

Konkretisht distributori Amerikan i pajisjeve elektronike Micro Center do ta shesë procesorin Ryzen 5 5600X3D.

Ka 6 bërthama dhe 12 threads me një L3 cache prej 96MB që përfaqëson teknologjinë 3D V-Cache e AMD e njohur gjerësisht për përmirësimin e ndjeshëm të performancës në video lojëra.

Është çipi i dytë 3D V-Cache i platformës së vjetër AM4 pas Ryzen 7 5800X3D i cili ndryshe nga 7600X3D ishte i disponueshëm në mbarë botën.

Në një treg i cili kontestohet nga Core i5-13400 dhe Ryzen 5 7600, Ryzen 5 5600X3D do të jetë padyshim mbreti i pakontestuar i çipeve në rreth 200 dollarë.

Çipi do të shitet nga data 7 Korrik vetëm në SHBA për 229 dollarë ose 329 dollarë së bashku me një pllakë amë B550 TUF dhe 16GB RAM.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: