Versioni i ri i lapsit është pajisur me Find My. Është i pajtueshëm me iPad Pro dhe iPad Air dhe do të kushtojë 129 dollarë.
Ka kaluar thuajse një dekadë që kur Apple Pencil debutoi në 2015-ën. Lapsi stylus nuk ka ndryshuar shumë që atëherë.
Përditësimi më i madh erdhi në 2018-ën duke sjellë karikimin magnetik. Vitin e kaluar mbërriti një model më pak i kushtueshëm me funksionalitete më pak dhe karikim USB-C.
Pajisja ka qenë në pritje të një përditësim madhor dhe kështu u bë objekt vëmendjeje në evenimentin “Let Loose” ditën e Marte.
Tani linja do të ketë një model Pro. Është shtuar një sensor i ri i cili sjell një funksion shtrëngimi që ndërron furçat e vizatimit në ekran.
Një sensor haptik është shtuar gjithashtu duke të krijuar ndjesinë e përdorimit një lapsit.
Versioni i ri i lapsit është pajisur me Find My. Është i pajtueshëm me iPad Pro dhe iPad Air dhe do të kushtojë 129 dollarë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë