Zenbook S16 është shumë i hollë dhe i lehtë për një laptop 16-inç me peshë prej rreth 1.3 kilogram dhe trashësi prej 1.1cm.
ASUS prezantoi një linjë të re laptopësh në evenimentin e teknologjisë Computex në Taipei, ndërsa rifreskoi mdoelet Zenbook.
Zenbook S16 është një laptop i hollë dhe i mirëdizajnuar dhe vjen me disa përmirësime në pamjen e jashtme por edhe në brendësi.
Së pari janë të pajisur me procesorin Ryzen AI 9 HX 370 i cili u prezantua po gjatë Computex. Ky çip premton performancë të shtuar AI për laptopët deri në 50 TOPS, trefishin e asaj çfarë laptopët e mëhershëm të AMD mund të ofronin.
Si rezultat laptopi është i denjë për certifikimin Copilot+, që do të thotë se Qualcomm nuk është i vetmi që arrin të plotësojë kërkesat e Microsoft.
Zenbook S16 është shumë i hollë dhe i lehtë për një laptop 16-inç me peshë prej rreth 1.3 kilogram dhe trashësi prej 1.1cm.
Sistemi i ftohjes është rimodeluar me një ventilator dhe një dhomëz ftohjeje me avull. Laptop ruan të njëjtën mbulesë prej alumini dhe qeramike që gjendej në modelin Zenbook 14X të vitit të kaluar.
Ekrani 16-inç ka një panel OLED 3K me frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Bateria prej 78Wh siguron punë gjatë gjithë ditës. Laptopi vjen me Wi-Fi 7, deri në 2TB hapësirë dhe mund të konfigurohet me 32GB RAM.
Zenbook S16 fillon prej 1400 dollarë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë