Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Laptopi i ri gaming Acer Nitro V 16 fuqizohet nga procesorët Ryzen 8040

Gjithashtu ofrohen dy opsione ekranesh WQXGA dhe WUXGA. Të dy opsionet kanë frekuencë rifreskimi prej 165Hz dhe vonesa vetëm 3ms.

Laptopi i ri gaming Acer Nitro V 16 fuqizohet nga procesorët Ryzen 8040

Acer prezantoi një laptop të ri gaming, Nitro V 16. Kompjuteri ka disa opsione dhe veçori serioze ku ndër to bien në sy procesorët e rinj Ryzen 8040 nga AMD.

Procesorët kanë fuqi të mjaftueshme për lojërat dhe aplikacionet moderne e madje përfshijë edhe teknologjinë AI.

Përdoruesit mund të zgjedhin kartë grafike deri në RTX 4060 nga Nvidia. Kjo kartë grafike ka teknologjinë DLSS 3.5 dhe ray-tracing me inteligjencë artificiale quajtur “Ray Reconstruction.”

Gjithashtu ofrohen dy opsione ekranesh WQXGA dhe WUXGA. Të dy opsionet kanë frekuencë rifreskimi prej 165Hz dhe vonesa vetëm 3ms.

Sa i përket specifikave të tjera të harduerit, laptopi vjen me deri në 32GB RAM DDR5-6000 dhe 2TB SSD PCIe Gen4. Acer përmend edhe sistemin e ri të ftohjes me ventilatorë të fuqisë së lartë të cilët mund të ftohin laptopin edhe nën ngarkesat më të larta.

Përmes aplikacionit NitroSense mund të monitoroni performancën dhe temperaturën. Laptopi ka tre mikrofonë që operohen përmes inteligjencës artificiale. Së fundi në aspektin e konektivitetit merrni një portë USB-4 Type C, dy porta USB-3, një portë HDMI, një portë microSD dhe pajtueshmëri me Wi-Fi 6E.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 50,000 L