Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Lenovo prezantoi laptopin e parë gaming 16-inç nën markën Legion

Zëvendës presidenti i Lenovo Jun Ouyang tha se Legion 9i është laptopi i parë Legion që vjen me një sistem të integruar të ftohjes së lëngshme dhe harduerë AI.

Lenovo prezantoi laptopin e parë gaming 16-inç nën markën Legion

Lenovo ka prezantuar laptopin më të fundit flagship gaming në IFA 2023, një variant 16-inç nën brendin Legion të kompanisë.

Quajtur Lenovo Legion 9i, laptopi fuqizohet nga procesori i gjeneratës së 13-të Core i9 dhe mund të pajiset deri në një kartë grafike RTX 4090 të Nvidia, si dhe 64GB RAM DDR5 5600Mhz ose 32GB RAM DDR5 6400Mhz.

Zëvendës presidenti i Lenovo Jun Ouyang tha se Legion 9i është laptopi i parë Legion që vjen me një sistem të integruar të ftohjes së lëngshme dhe harduerë AI.

Kompania e përshkruan sistemin e ftohjes si të parin në llojin e tij për një laptop 16-inç. Është i pozicionuar në atë mënyrë që të mbivendoset në memorien VRAM të kartës grafike për të menaxhuar nxehtësinë e lartë gjeneruar nga sesionet e gjata gaming dhe aktivizohet kur karta grafike arrin temperaturën 84 gradë celsius.

Sistemi funksionon së bashku me tre ventilatorë. Sa i përket ekranit të pajisjes, Legion 9i vjen me një panel PureSight 3.2K Mini-LED me raport 16:10 dhe frekuencë rifreskimi prej 165Hz.

Laptopi mund të akomodojë deri në 2TB SSD. Laptopi Legion do të dalë në shitje në Tetor me Windows 11 dhe tre muaj abonim falas në Xbox Game Pass Ultimate për 4399 dollarë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: