Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Lëvizja e bujshme Nvidia mund të turbullojë një industri të tërë

ARM është kompania e cila dizajnon thuajse çdo çip që gjendet sot në telefonat dhe tabletët tanë prodhuar nga kompani si Qualcomm, Apple, Samsung por edhe Intel.

Konglomerati Japonez SoftBank është pranë shitjes së kompanisë Britanike të dizajnimit të çipeve ARM tek Nvidia për një çmim prej 40 miliardë dollarë raportuan Wall Street Journal dhe agjencia e lajmeve Reuters.

Marrëveshja do të krijonte një superfuqi të re me të cilën Intel duhet të përballet dhe ka gjasa që të arrihet javën e ardhshme.

ARM është kompania e cila dizajnon thuajse çdo çip që gjendet sot në telefonat dhe tabletët tanë prodhuar nga kompani si Qualcomm, Apple, Samsung por edhe Intel.

Shitja e kompanisë do të ishte një lajm i mirë për konkurrencën në këtë industri ku Intel ka shijuar dominim prej disa dekadash që për momentin po kërcënohet edhe nga AMD.

Sakaq Nvidia njihet për prodhimin e çipeve grafike ndërsa kohët e fundit është përfshirë edhe në inteligjencën artificiale.

Nëse Nvidia e blen do të ketë një zhbalancim të ri fuqish në industrinë e çipeve duke siguruar akses në arkitekturën më popullore të procesorëve mobilë.

SoftBank bleu ARM në 2016-ën për 32 miliardë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: