Përdoruesit do të mund të vendosin një afat kohor për kyçjen e aplikacionit gjatë kohës që qëndron i papërdorur.
Facebook është duke testuar një opsion të ri për Messenger me të cilin përdoruesit mund të mbrojnë mesazhet e tyre nga sytë e njerëzve.
Kur është i aktivizuar ky opsion ju kërkon përdoruesve të verifikojnë identitetin e tyre përmes Face ID, Touch ID ose me fjalëkalim përpara se të kenë mundësi të shikojnë mesazhet edhe nëse telefoni është i shkyçur.
Përdoruesit do të mund të vendosin një afat kohor për kyçjen e aplikacionit gjatë kohës që qëndron i papërdorur.
Kompania aktualisht po teston opsionin me një numër të kufizuar përdoruesish të Messenger në iOS edhe pse gradualisht presim të bëhet i disponueshëm edhe në Android.
Është një funksion i ngjashëm me opsionet e sigurisë të aplikacioneve të tjera popullore të komunikimit si Singal i cili ka parë një rritje të paprecedent në ditët e fundit. Më në fund Facebook ka zgjedhur të sjellë më shumë siguri në Messenger pasi i enkriptoi bisedat sekrete.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë