Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

LG lançon një laptop 3700 dollarësh me ekran me palosje

LG thotë se ka testuar dhe i reziston 300 mijë palosjeve pa dëmtuar ekranin. Samsung teston boshtin e telefonëve me palosje gjithashtu dhe thotë se u rezistojnë 200 mijë herë.

LG lançon një laptop 3700 dollarësh me ekran me palosje

LG prezantoi laptopin e parë me ekran me palosje duke u bërë lojtari më i ri i industrisë që ofron produkte të kësaj kategorie.

Ngjashëm me ASUS Zenbook 17 Fold dhe Lenovo ThinkPad X1 Fold, LG Gram Fold është pajisje me prekje që ku hapet plotësisht mund të përdoret si tablet apo kompjuter.

Përdoruesit do të marrin një ekran 17-inç OLED QXGA+ me rezolucion 2560×1920 kur përdoret plotësisht si ekran. Mund ti bashkëngjitet një tastierë Bluetooth në përdoruesin duan ta shfrytëzojnë si një kompjuter pune.

Pajisja ofron mbështetje për lapsat Stylus dhe mund të sillet si tablet tradicional për projektet për artin, arkitekturën dhe kaligrafinë. Kur palose bëhet një ekran 12-inç ndërsa pjesa e poshtme e tij shërben si tastierë.

LG thotë se ka testuar dhe i reziston 300 mijë palosjeve pa dëmtuar ekranin. Samsung teston boshtin e telefonëve me palosje gjithashtu dhe thotë se u rezistojnë 200 mijë herë.

Një procesor Core i5 i gjeneratës së 13-të Intel do të fuqizojë LG Gram i cili është i pajisur me RAM që sipas kompanisë është 15 herë më i shpejtë sesa LPDDR5 5200MT/s.

Laptopi vjen me Windows 11 dhe Sync On Mobile që bën të lehtë transferimin e të dhënave në telefon. Do të kushtojë 3700 dollarë, dhe pavarësisht së duket i kushtueshëm nuk është asgjë krahasuar me variantin HP prej 5000 dollarëve.

200 konsumatorët e parë mund ta blejnë për 3000 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

HP Victus Gaming 15.6″, 16GB, 512GB SSD, AMD Ryzen 5

64,990 L
Kurseni: 7,000 L