Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Logitech lançon një maus me buton të dedikuar inteligjencës artificiale

Edhe pse ka një buton të dedikuar AI, në të vërtetë butoni lançon një aplikacion të quajtur Logi AI Prompt Builder fuqizuar nga ChatGPT.

Logitech lançon një maus me buton të dedikuar inteligjencës artificiale

Nuk u mjaftuat me një buton të dedikuar Copilot në tastierat e kompjuterëve Windows 11? Por sikur të kishit një buton të tillë edhe në mausin tuaj?

Njihuni Logitech Signature AI Edition M750. Logitech ka planifikuar të lançojë mausin këtë muaj në për 49.99 dollarë.

Edhe pse ka një buton të dedikuar AI, në të vërtetë butoni lançon një aplikacion të quajtur Logi AI Prompt Builder fuqizuar nga ChatGPT.

Aplikacioni është pjesë e softuerit Logi Options+ i cili përdor për të menaxhuar seritë MX dhe Master të pjesëve periferike si tastiera dhe maus.

Kur një përdorues shtyp butonin AI në mausin e Logitech, ato në të vërtetë po lançojnë Prompt Builder në aplikacionin Options+. Pajisjet ekzistuese të Logitech që nuk kanë një buton të dedikuar ChatGPT, mund të zgjedhin një prej butonëve ekzistues për ta përdorur për lançimin e tij duke konfiguruar në Logi Options+.

Copyright: © PCWorld Albania