Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

M1 është procesori i parë Apple për desktopët dhe laptopët

Ndërsa Apple ka punuar në këtë drejtim, vlen të theksohet se ARM prej vitesh ka filluar të zgjerojë portofolin e çipeve për desktop dhe lapop.

Siç pritej Apple prezantoi procesorët ARM për laptopët si MacBook Air dhe MacBook Pro së bashku me një model të ri Mac Mini. Kur e zbuloi për herë të Apple nuk dha shumë informacione.

Çipi i parë dizajnuar nga Apple quhet M1 dhe bazohet në arkitekturën 5-nanometër. M1 ka katër bërthama të performancës së lartë dhe tre bërthama të fuqisë së ulët.

Apple thotë se M1 është procesori më i fuqishëm që ka dizajnuar ndonjëherë dhe bërthama e fuqisë së ulët ofrojnë performancë të ngjashme me atë që një procesor me dy bërthama Intel në një MacBook Air. Normalisht 4 bërthama e fuqisë së lartë janë shumë më të shpejta.

Më e rëndësishme është se çipi ri ofron performancë më të lartë për vat të konsumuar. Në aspektin grafik M1 ka 8 bërthama me 128 njësi ekzekutimi. Mund të përballojë deri në 24,576 procese dhe performancë maksimale prej 2.6 teraflops. Apple thotë se kjo është performanca më e lartë për grafika të integruara.

Ky çip i kushton rëndësi të madhe edhe inteligjencës artificiale dhe machine learning. Njësitë e para që Apple dërgoi për zhvilluesit për të testuar kishin çipin A12Z, një variant i A12 që debutoi në iPad Pro të 2020.

Apple e ka modifikuar më tutje për tja përshtatur nevojave të laptopëve dhe desktopëve. Ndërsa Apple ka punuar në këtë drejtim, vlen të theksohet se ARM prej vitesh ka filluar të zgjerojë portofolin e çipeve për desktop dhe lapop.

Microsoft ka përdor çipet ARM në modelet Surface.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L