Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Mbërrin iPadOS 17: Ja cilat modelet iPad mund ta instalojnë

Ndryshimet janë aplikuar kryesisht në rafinimin e Stage Manager së bashku me shtesa në Lock Screen dhe mini-aplikacionet interaktive.

Mbërrin iPadOS 17: Ja cilat modelet iPad mund ta instalojnë

iPadOS 17 është i disponueshëm tashmë për shkarkim. Përditësimi vjetor sjell disa ndryshime të vogla të cilat përmirësojnë eksperiencën me tabletin e Apple.

Ndryshimet janë aplikuar kryesisht në rafinimin e Stage Manager së bashku me shtesa në Lock Screen dhe mini-aplikacionet interaktive.

iPadOS 17 mund të instalohet në modelet më të fundit duke mbështetur:

  • iPad Pro 12.0 gjenerata e dytë dhe më tutje
  • iPad Pro 10.5 gjenerata e parë dhe më tutje
  • iPad Pro 11 gjenerata e parë dhe më tutje
  • iPad Air gjenerata e tretë dhe më tutje
  • iPad standard gjenerata e gjashtë dhe më tutje
  • iPad mini gjenerata e pestë dhe më tutje

Nëse nuk jeni të qartë për pajisjen që keni, navigoni në Settings > General > About > Model Name për të përcaktuar cili model është.

Sapo të konfirmoni nëse pajisja juaj është e përshtatshme ose jo për iPadOS 17 shkoni në Settings > General > About > Software Update për të filluar manualisht përditësimin.

Copyright: © PCWorld Albania