Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Mbërrin watchOS 10: Cilat orë mund të instalojnë versionin më të fundit të platformës

Ndryshimi më i madh është prezantimi i mini-aplikacioneve për çdo fytyrës të orës dhe përdoruesit tashmë kanë dy të reja.

Mbërrin watchOS 10: Cilat orë mund të instalojnë versionin më të fundit të platformës

E Hëna ishte një ditë e madhe për përdoruesit e Apple ndërsa kompania lançoi përditësime për sistemet operativ madhore për shumicën e pajisjeve të saj.

Pak përpara daljes në shitje të Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2, kompania lançoi watchOS 10.

Nëse keni një orë Apple Watch Series 4 ose më të fundit, mund të instaloni përditësimin menjëherë.

Ndryshimi më i madh është prezantimi i mini-aplikacioneve për çdo fytyrës të orës dhe përdoruesit tashmë kanë dy të reja. Mund të përdorni Kurorën Dixhitale për të kaluar mes mini-aplikacioneve dhe aksesuar funksionalitet e kohëmatësit, kronometrit dhe podkasteve.

Në aplikacionin Activity duke rrotulluar kurorën mund të shikoni më shumë të dhëna. Aplikacionet Compass, Mindfulness dhe Medications do të përditësohen të gjithë.

Mbase dy përditësimet më të mëdha kanë të bëjnë me FaceTime. Përdoruesit tashmë mund të shikojnë një video mesazhe FaceTime në Watch dhe tu bashkohen thirrjeve zanore në grup në FaceTime.

Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2 do të marrin disa opsione ekskluzive falë procesorit të ri S9 SiP siç janë përpunimi i kërkesave të Siri direkt në orë dhe opsioni i prekjes së dyfishtë për kontrollimin e funksioneve të sistemit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: