Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Mbyllen aplikacionet popullore pasi hyn në fuqi politika e re e Reddit

Sipas zhvilluesit të aplikacionit Christian Selig, ai duhej të paguante Reddit 20 milionë dollarë në vit për të aksesuar API.

Mbyllen aplikacionet popullore pasi hyn në fuqi politika e re e Reddit

Pavarësisht protestave të përdoruesve të Reddit, rrjeti social ka vendosur të ecë përpara me vendimin e tij për të tarifuar zhvilluesit e aplikacioneve të palëve të treta për të aksesuar API e saj.

Nga data 1 Korrik, disa prej aplikacioneve më të dashura nuk janë më. Një prej më popullorëve, Apollo, është mbyllur.

Sipas zhvilluesit të aplikacionit Christian Selig, ai duhej të paguante Reddit 20 milionë dollarë në vit për të aksesuar API.

Reddit kishte planifikuar të tarifonte 12 mijë dollarë për 50 milionë kërkesa API.

Në një postim në Reddit ndërsa falënderonte përdoruesit përpara mbylljes së Apollo, ai shkruante se ishte përpjekur të krijonte diçka që do të pëlqehej nga të gjithë.

Shumica e komenteve në postimin e tij thoshin se do të fshijnë llogaritë e tyre dhe nuk do të përdorin më Reddit. Ekuivalenti i Apollo në Android quajtur RIF gjithashtu u mbyll ndërsa kritikoi mënyrën sesi Reddit i ka trajtuar zhvilluesit.

BeaconReader apo Sync for Reddit janë aplikacione të tjera që janë mbyllur. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L85,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L