Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Mësohet arsyeja e shtyrjes së debutimit të procesorëve Ryzen 9000

Konkretisht sipas disa imazheve të bëra publike, emërtimi i procesorit Ryzen 7 9700X është shkruar gabimisht si model Ryzen 9 7900X raportoi @9550pro.

Mësohet arsyeja e shtyrjes së debutimit të procesorëve Ryzen 9000

AMD mund të ketë shtyrë debutimin e procesorëve Ryzen 9000 Zen 5 për desktopët për shkak të një gabimi në tekstin e printuar mbi pllakën e nxehtësisë së procesorit.

Emrat e modeleve mund të shkaktojnë kufuzion, veçanërisht kur kemi të bëjmë me disa modele të reja të serive Ryzen 9000 ndarë në tre grupe, por siç duket edhe vetë prodhuesit e procoesorëve mund të ngatërrohen me emërtimet e produkteve të tyre.

Konkretisht sipas disa imazheve të bëra publike, emërtimi i procesorit Ryzen 7 9700X është shkruar gabimisht si model Ryzen 9 7900X raportoi @9550pro.

Modeli X700X ka qenë gjithmonë një procesor Ryzen 7 dhe jo Ryzen 9 ndërsa familja e fundit është prezantuar për herë të parë me Ryzen 9 3950X si procesori flagship mbi Ryzen 7 1800X.

Për fatin e mirë kushdo që ka ndarë këtë raport hedh dritë mbi një ngjarje e cila shkaktoi ankth tek konsumatorët të cilët i druheshin një problemi të mundshëm arkitekturor ose prodhues të procesorëve të rinj.

Ishte parashikuar që Ryzen 9000 të dilte në shitje më 31 Korrik ndërsa AMD konfirmoi se nuk ka asnjë problem me prodhimin e tyre e as vetë procesorët. Siç duket kompania ka besimin se një javë është e mjaftueshme për të rregulluar këto probleme dhe lançuar Ryzen 5 9600X dhe Ryzen 7 9700X më 8 Gusht.

Ato do të pasohen nga Ryzen 9 9900X dhe Ryzen 9 9950X më 15 Gusht.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: