Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Meta bllokon aksesin e përdoruesve Evropianë në Threads përmes VPN

Threads mund të përdoret në 100 vende të ndryshme të botës përfshirë SHBA-në dhe Britaninë por jo Evropën për shkak të rregullimeve të forta Bashkimit Evropian.

Meta bllokon aksesin e përdoruesve Evropianë në Threads përmes VPN

Mos provoni të regjistroheni në aplikacionin Threads përmes një rrjeti virtual privat nëse jetoni në Evropë. Meta ka konfirmuar se do të bllokojë përdoruesit Evropian të aksesojnë rrjetin e ri social përmes VPN-ve.

Përmbajtja, njoftimet dhe profilit nuk do të hapen siç duhet. Disa përdorues thonë se mund të përdorin Threads pa një VPN nëse janë regjistruar me një të tillë por nuk dihet sesa do të zgjasë ky “shteg” që përdoruesit kanë gjetur.

Meta tha se ka marrë masa që përdoruesit të mos aksesojnë Threads në vendet Evropiane ku aplikacioni zyrtarisht nuk është i disponueshëm. Por kompania thotë se Evropa mbetet një treg shumë i rëndësishëm dhe shpreson të zgjerojë disponueshmërinë në të ardhmen.

Threads mund të përdoret në 100 vende të ndryshme të botës përfshirë SHBA-në dhe Britaninë por jo Evropën për shkak të rregullimeve të forta Bashkimit Evropian.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L93,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L