Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Meta do të aktivizojë automatikisht enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit e Messenger nga fundi i vitit

Presioni mbi platformat e medias sociale për implementimin e enkriptimit është shtuar vitet e fundit.

Meta do të aktivizojë automatikisht enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit e Messenger nga fundi i vitit

Meta planifikon të lançojë enkriptimin fundor në aplikacionin Messenger nga fundi i vitit konfirmoi kompania përmes një postimi në blog.

“Duke filluar nga dita e sotme, bisedat e miliona njerëzve në Messenger do të kalojnë në standarde më të fuqishme enkriptimi si pjesë e testimeve tona për implementimin e enkriptimit fundor E2EE,” tha kompania.

“Jemi brenda planeve për lançimin e E2EE për bisedat 1 me 1 në Messenger drejt fundit të vitit.”

Presioni mbi platformat e medias sociale për implementimin e enkriptimit është shtuar vitet e fundit. Megjithatë disa grupe kundërshtuan aktivizimin e enkriptimit fundor duke thënë se krijon pengesa për agjencitë ligjzbatuese për të parandaluar aktivitetin kriminal.

Përdoruesit e Messenger kishin mundësi të aktivizonin enkriptimin fundor që prej Janar 2022 por Meta së fundi filloi testimin e aktivizimit automatik të tij. 

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L