Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Meta duhet të marrë aprovimin e përdoruesve përpara se tu dërgojë reklama të personalizuara

Kujtojmë se Meta aktualisht është duke apeluar një gjobë prej 390 milionë eurosh nga BE-ja sepse ju ka kërkuar përdoruesve të Facebook, Instagram dhe WhatsApp të pranojnë reklama të personalizuara.

Meta duhet të marrë aprovimin e përdoruesve përpara se tu dërgojë reklama të personalizuara

Meta duhet të kufizojë shtrirjen e reklamave të saj të personalizuara në Bashkimin Evropian. Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se brendi Facebook i Meta duhet të marrë aprovimin e përdoruesve përpara se të ofrojë reklama të tilla në BE.

Kujtojmë se Meta aktualisht është duke apeluar një gjobë prej 390 milionë eurosh nga BE-ja sepse ju ka kërkuar përdoruesve të Facebook, Instagram dhe WhatsApp të pranojnë reklama të personalizuara.

Megjithatë është një vendim i paqartë sepse lë hapësira të mëdha interpretimi kur vihet në praktika. Meta mund të kërkojë përdoruesve aprovimin për të ofruar reklama të personalizuara në Facebook dhe platformat e tjera dhe pavarësisht se përmirëson privatësinë dëmton kompaninë.

Një situatë e ngjashme ndodhi me iOS 14 ku përdoruesit mund të refuzonin gjurmimin në aplikacionet e Meta duke goditur të ardhurat e kompanisë.

Gjoba e vendosur ndaj Meta erdhi në kuadër të ligjit Evropian të privatësisë GDPR. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L85,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L