Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Meta kërcënon BE, thotë se mund të mbyllë Facebook dhe Instagram në Evropë

Agjenci Amerikane si NSA teorikisht mund tu kërkojnë kompanive të internetit si Facebook dhe Google akses në të dhënat e qytetarëve Evropianë.

Meta kërcënon BE, thotë se mund të mbyllë Facebook dhe Instagram në Evropë

Meta tha se është duke konsideruar mbylljen e Facebook dhe Instagram në Evropë nëse nuk lejohet të transferojë të dhënat në SHBA.

Paralajmërimin gjiganti i medias sociale e bëri gjatë publikimit të raportit vjetor.

Autoritetet rregullatorë në Evropë po përgatitin një ligj të ri që do të përcaktojë sesi të dhënat e qytetarëve Evropianë transferohen përtej Atlantikut.

Facebook tha se nëse transferimi i të dhënave nuk lejohet, do të jetë e pamundur për ta të ofrojnë shërbime dhe produkte në Evropë përfshirë rrjetin social Facebok dhe Instagram.

Kompania shtoi se ndalimi i transferimit do të kishte kosto të larta financiare, materiale dhe operative të biznesit.

Ndërsa ligjvënësja Evropiane Axel Voss në rrjetin social Twitter tha se Meta nuk mund të lejohet të na shantazhojë.

Në Gusht të 2020-ës, autoritetet Irlandeze për mbrojtjen e të dhënave i kërkuan Facebook të ndalojë transferimin e të dhënave mes BE-së dhe SHBA-ve.

Një vendim final i autoritetit të vendit ku Facebook ka zyrat qendrore të cilat mbikëqyrin biznesin në Evropë, pritet të bëhet publik në gjysmën e parë të 2022.

Nëse Facebook nuk përmbush kërkesat mund të gjobitet me 4% të të ardhurave vjetore ose 2.8 miliardë dollarë.

Në Korrik të 2020, Gjykata Evropiane e Drejtësisë tha se standardi në fuqi i transferimit të të dhënave mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së nuk mbron aspak privatësinë e qytetarëve Evropianë.

Gjykata, autoriteti ligjor më i lartë Evropian, kufizoi mënyrën sesi kompanitë Amerikane transferojnë të dhënat e përdoruesve nga Evropa në SHBA pasi arriti në përfundimin se nuk ekziston një mënyrë për të bllokuar mbikëqyrjen nga qeveria Amerikane.

.Agjenci Amerikane si NSA teorikisht mund tu kërkojnë kompanive të internetit si Facebook dhe Google akses në të dhënat e qytetarëve Evropianë.

Vendimi i gjykatës Evropiane erdhi pasi aktivisti i privatësisë Max Schrems përmes një padie thoshte se ligj Amerikan nuk ofron mbrojtjen nga mbikëqyrja e autoriteteve publike.

Menjëherë pas kësaj, marrëveshja “Privacy Shield” u rrëzua mes BE-së dhe SHBA-ve.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: