Meta Motivo adreson problemet e kontrollit të trupit në avatarët dixhitalë duke mundësuar që të bëjnë lëvizje më njerëzore tha kompania.
Meta tha ditën e Enjte se do të lançonte një model të inteligjencës artificiale quajtur Meta Motivo dhe që mund të kontrollojë lëvizjet e një agjenti dixhital me potencialin për të përmirësuar eksperiencën e Metaverse.
Kompania ka investuar miliarda dollarë në AI, realitetin e shtuar dhe teknologji të tjera Metaverse duke rritur kapitalin deri në 40 miliardë dollarë në 2024.
Në të njëjtën kohë Meta ka lançuar pjesën më të madhe të modeleve AI falas për tu përdorur nga zhvilluesit duke besuar se një qasje me burim të hapur mund tu shërbejë bizneseve duke përmirësuar edhe cilësinë e mjeteve të saj.
Meta Motivo adreson problemet e kontrollit të trupit në avatarët dixhitalë duke mundësuar që të bëjnë lëvizje më njerëzore tha kompania.
Gjithashtu tha se do të lançonte një model trajnimi ndryshe quajtur Large Concept Model (LCM) i cili ka për qëllim të diferencojë arsyetimin dhe gjuhën.
“LCM është një largim domethënës nga një LLM tipike. Në vend që të parashikojë shenjën tjetër, LCM është trajnuar të parashikojë konceptin tjetër ose idenë e nivelit të lartë, të përfaqësuar nga një fjali e plotë në një hapësirë multimodale dhe shumëgjuhëshe,” tha kompania.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë