Microsoft tashmë ka integruar Chromium Edge në Windows 10 duke e bërë të vështirë ç’instalimin e tij.
Microsoft ka paralajmëruar prej disa muajsh se kjo ditë po vinte dhe tashmë ka mbërritur. Gjiganti i softuerit ka shkëputur mbështetjen për Microsoft Edge e vjetër dhe tani është momenti për të ndryshuar shfletues nëse ende po e përdorni.
Bëhet fjalë për shfletuesin Edge të parë dhe jo versionin e fundit bazuar në Chromium. Mund të dalloni edhe nga logoja se cilin version të Edge po përdorni. Versioni Cromium ka logo mes jeshiles dhe blusë ndërsa version i vjetër është vetëm blu.
Krahasuar me versionin e tjetër, Edge bazuar në Chromium është shumë më i mirë me diferenca të qarta. Microsoft tashmë ka integruar Chromium Edge në Windows 10 duke e bërë të vështirë ç’instalimin e tij.
Tashmë me përfundimin e suportit nuk ka më arsye për të vazhduar përdorimin e Edge të vjetër.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë