Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Microsoft dhe Sony nënshkruajnë marrëveshje për Call of Duty në PlayStation

Lajmi vjen pasi Microsoft ditën e Premte rrëzoi një përpjekje të fundit të Komisionit Federal Tregtar në SHBA për të bllokuar marrëveshjen 68.7 miliardë dollarëshe për blerjen e Activision Blizzard.

Microsoft dhe Sony nënshkruajnë marrëveshje për Call of Duty në PlayStation

Pas një përplasjeje të egër prej disa muajsh lidhur me blerjen e mundshme të Activision Blizzard nga Microsoft, Sony pranoi të nënshkruajë një marrëveshje multi-miliardë dollarëshe që do të mbajë Call of Duty në konsolat PlayStation.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Microsoft dhe PlayStation kanë nënshkruar një marrëveshje për Call of Duty në PlayStation pas blerjes së Activision Blizzard,” shkruante CEO i Microsoft Gaming Phil Spencer.

“Shohim drejt të ardhmes ku lojtarët në mbarë botën do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje për të luajtur lojën e tyre të preferuar.”

Lajmi vjen pasi Microsoft ditën e Premte rrëzoi një përpjekje të fundit të Komisionit Federal Tregtar në SHBA për të bllokuar marrëveshjen 68.7 miliardë dollarëshe për blerjen e Activision Blizzard.

Autoriteti Britanik për Tregjet dhe Konkurrencën është pengesa e fundit e Microsoft por që së fundi kanë rënë dakord ti japin fund betejës ligjore dhe gjetur një zgjidhje.

Spencer nuk dha detaje për marrëveshjen mes Microsoft dhe Sony edhe pse Axios raportoi që bëhet fjalë për 10 vitet e ardhshme.

Marrëveshje të ngjashme Microsoft ka nënshkruar edhe me Nintendo dhe Nvidia. Deri më sot presidenti dhe CEO i Sony Interactive Entertainment Jim Ryan ka qenë një zë kritik i marrëveshjes. 

Copyright: © PCWorld Albania