Qëndrimi i Microsoft se TPM 2.0 nuk është më një zgjedhje por domosdoshmëri, nënkupton se gjiganti i Windows mund të vendosë pengesa të reja më të vështira për tu shmangur për instalimin e Windows 11-ës në kompjuterët pa TPM 2.0.
Ndërsa Windows 10-ës i ka ngelur më pak se 1 vit nga braktisja, njerëzit që e përdorin sistemin operativ duhet të përgatiten gradualisht për të hyrë në epokën e Windows 11.
Dhe Microsoft ka vendosur një kërkesë hardueri në mënyrë që sistemi operativ i ardhshëm të funksionojë dhe për kompjuterët e vjetër është një pengesë e madhe.
Windows 11-ta do të kërkojë që kompjuterët të kenë TPM 2.0. njohur si Trusted Platform Module, është një çip i dedikuar që përdoret për sigurinë e pajisjeve dhe versioni 2.0 ofron disa funksionalitete të dobishme siç është enkriptimi dhe kriptografia e përmirësuar.
Përmes një postimi në blog Microsoft shpjegon arsyet pse është bërë një komponent kyç i instalimit të Windows 11-ës. TPM-ja më e fundit ndihmon sistemin operativ duke mbrojtur informacione të ndjeshme.
Por sa kompjuterë të vjetër kanë TPM 2.0? Ky version u bë standard për kompjuterët Windows në 2016-ën. Megjithatë disa përdorues kanë arritur të me sukses të instalojnë Windows 11-ën në kompjuterë të cilët nuk e kanë çipin.
Qëndrimi i Microsoft se TPM 2.0 nuk është më një zgjedhje por domosdoshmëri, nënkupton se gjiganti i Windows mund të vendosë pengesa të reja më të vështira për tu shmangur për instalimin e Windows 11-ës në kompjuterët pa TPM 2.0.
Statusit e TPM së kompjuterit tuaj mund ta kontrolloni në Microsoft PC Health Check App përpara 14 Tetorit 2025 kur mbështetja për Windows 10-ën mbaron.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë