Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Microsoft do të ndërtojë superkompjuterin e parë kuantik brenda 10 viteve të ardhshme

Hapi i radhës është ndërtimi i kubitëve hardurikë të mbrojtur tha Svore. Ata do të jenë të vegjël dhe të shpejtë për të krye operacione 1 kubit në më pak se një mikrosekondë.

Microsoft do të ndërtojë superkompjuterin e parë kuantik brenda 10 viteve të ardhshme

Microsoft zbuloi javën e kaluar axhendën për ndërtimin e superkompjuterit të parë kuantik duke përdorur kubitë topologjikë me të cilët kanë qenë duke punuar hulumtuesit e kompanisë prej disa vitesh.

Edhe pse duhen arritur disa objektiva fillimisht, zëvendës presidenti i Microsoft për zhvillimin kuantik Krysta Svore tha se kompania beson që do të duhen më pak se 10 vite për të ndërtuar një superkompjuterike kuantik që mund të kryejë 1 milionë operacione kuantike në sekondë.

Vitin e kaluar Microsoft njoftoi një arritje të madhe kur ekipet e saj thanë se mund të krijonin kubitë bazuar në Majorana. Këto kubitë kanë avantazhin e të qënurit shumë stabilë krahasuar me teknikat tradicionale por gjithashtu janë shumë të vështirë për tu krijuar.

Hapi i radhës është ndërtimi i kubitëve hardurikë të mbrojtur tha Svore. Ata do të jenë të vegjël dhe të shpejtë për të krye operacione 1 kubit në më pak se një mikrosekondë.

Axhenda e Microsoft është tejet ambicioze duke pasur në konsideratë sesa kohë ju desh kompanisë të arrinte objektivin e parë. IBM, IonQ dhe disa kompani të tjera po punojnë në këtë industri gjithashtu.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: