Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Microsoft ka një konsolë të dytë me kosto më të ulët

Xbox Series S do të ketë grafika me fuqi 4 teraflops dhe rezolucion 1080p krahasuar me 12 teraflops fuqi dhe rezolucion 4K në Xbox Series X.

Që kur kemi mësuar rreth ekzistencës së Xbox Series X, ka pasur spekulime për një konsoloë të dytë.  U duk se ishin të pavërteta kur Microsoft prezantoi Series X por pak javë më parë u shtuan provat se Microsoft në të vërtetë ka një alternativë më të lirë.

Konsola me kosto të ulët pritet të quhet “Xbox Series S”. Sipas Eurogamer Microsoft do ta prezantojë konsolën në muajin Gusht dhe që duhej të kishte mbërritur në E3 por që u shty për shkak të koronavirusit.

Xbox Series S do të ketë grafika me fuqi 4 teraflops dhe rezolucion 1080p krahasuar me 12 teraflops fuqi dhe rezolucion 4K në Xbox Series X.

Po ka krahasojmë me gjeneratat e kaluara është një performancë impresionuese. Xbox One S dhe X kanë fuqi 1.4 dhe 6 teraflops respektivisht. Sipas the Verge Series S ka të njëjtin procesor si Series X dhe afro 7.5GB RAM.

Lojëra do të vinë në dy profile performance, në për secilën prej konsolave.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: