Monedhë

Kategoritë

3 orë më parë

Microsoft njofton fundin e platformës dhe produktit HoloLens 2

Konsumatorët dhe partnerët sipërmarrje u njoftuan se kjo do të jetë mundësia e fundit për të blerë këtë pajisje përpara se stoku të mbarojë.

Microsoft njofton fundin e platformës dhe produktit HoloLens 2

Siç duket platforma e realitetit të shtuar të Microsoft quajtur HoloLens po dërgohet në koshin e mbeturinave të teknologjisë.

Kompania sapo njoftoi se do të ndërpriste prodhimin e HoloLens 2 ndërsa Microsoft nuk ka në plan të ndërtojë apo lançojë një produkt tjetër të kësaj kategorie.

Konsumatorët dhe partnerët sipërmarrje u njoftuan se kjo do të jetë mundësia e fundit për të blerë këtë pajisje përpara se stoku të mbarojë.

Megjithatë HoloLens 2 do të vijojë të marrë përditësime sigurie dhe softueri deri në 2028. Modeli origjinal nuk do të marrë më përditësime më 10 Dhjetor.

Lëvizja nuk është e papritur ndërsa Microsoft braktisi planet për një pajisje HoloLens 3 në 2022. Alex Kipman, shefi i realitetit të miksuar të kompanisë tha të njëjtin vit se HoloLens po shkon për mrekulli duke rrëzuar zërat për fundin e platformës.

Sot pas dy vitesh Microsoft thotë të kundërtën. HoloLens 2 u lançua në 2019-ën, vetëm tre vite pas modelit origjinal.

Copyright: © PCWorld Albania