Njerëzit kanë shikuar njoftime për të përdorur Bing dhe i kanë postuar në Reddit.
Microsoft edhe njëherë tjetër ka vendosur të shtyjë Bing përmes Windows 11-ës. Gjiganti i teknologjisë dërgoi njoftime përdoruesve që të provojnë Bing, një praktikë e cila është hasur edhe në të kaluarën nga kompania dhe rezultati ka qenë i njëjtë: acarim i përdoruesve.
Njerëzit kanë shikuar njoftime për të përdorur Bing dhe i kanë postuar në Reddit. Më tepër sesa një njoftim në Edge, është një njoftim që shfaqet në sistemin operativ. Konkretisht ju kërkon përdoruesve që të ndryshojnë motorin e kërkimit në Chrome në Bing Search.
Për nga natyra sesi ky njoftim erdhi ka bërë që shumë përdorues ta quajnë një sjell malueri. Por Microsoft tha se njoftimi nuk ishte i qëllimshëm ndërsa kompania kishte shtuar një aplikacion në Windows 11 që kërkonte të joshte përdoruesit drejt shërbimit.
Siç duket Microsoft ka vendosur të monetizojë Windows, i cili në vetvete ju kushton para përdoruesve duke vënë kështu përpara përfitimin mbi eksperiencën e përdoruesit. Edhe pse ka shumë prej atyre që argumentojnë se Google në po të njëjtën mënyrë agresive shtyn shërbimet e saj drejt konsumatorëve, në fund të ditës asnjëra prej praktikave nuk është e drejtë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë