Monedhë

Kategoritë

9 muaj më parë

Microsoft ridizajnon Copilot në ueb dhe aplikacionet mobile

Microsoft debutoi Bing Chat me inteligjencë artificiale një vit më parë. Kompania tha se deri më sot njerëzit kanë realizuar më shumë se 5 miliardë biseda dhe gjeneruar 5 miliardë imazhe përmes Copilot.

Microsoft ridizajnon Copilot në ueb dhe aplikacionet mobile

Një vit pasi përqafoi plotësisht robotët bashkëbisedues AI, Microsoft ka vendosur ti japë Copilot një rifreskim.

Copilot tashmë vjen me një dizajn më të rafinuar në ueb dhe aplikacionet mobile. Kompania thotë se edhe përgjigjet e robotit kanë një pamje më të pastër ndërsa Copilot do të shfaqë edhe një karusel me informacione rreth asaj çfarë mund të bëjë.

Ridizajnimi vjen pak përpara fillimisht të Super Bowl ku Microsoft për herë të parë në katër vite do të tregojë një reklamë ku do të shfaqet Copilot.

Microsoft debutoi Bing Chat me inteligjencë artificiale një vit më parë. Kompania tha se deri më sot njerëzit kanë realizuar më shumë se 5 miliardë biseda dhe gjeneruar 5 miliardë imazhe përmes Copilot.

Nga ana tjetër roboti ka më shumë opsione për editimin dhe krijimin e imazheve. Designer në Copilot bën që mund që përdoruesit të editojnë imazhet e gjeneruara pa u larguar nga biseda.

Përdoruesit mund të mjegullojnë sfondin e një fotoje, apo të shndërrojnë një imazh në një art piksel.

Copyright: © PCWorld Albania