Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Microsoft Store do të ketë një hapësirë të dedikuar që nxjerr në pah aplikacionet AI

Microsoft prezantoi funksionalitetin në konferencën Build në muajin Maj kur tregoi opsionet e reja të gjenerimit të përmbledhjeve të vlerësimit të aplikacioneve përmes AI në Microsoft Store.

Microsoft Store do të ketë një hapësirë të dedikuar që nxjerr në pah aplikacionet AI

Pasi prezantoi një hapësirë AI në Microsoft Store në fillim të vitit, tashmë po bëhet e disponueshme në versionet eksperimentale të Windows 11-ës, konkretisht ndërtimi 25905.

Qendra AI është një hapësirë e cila vë në dukje disa prej aplikacioneve më të mira AI nga Microsoft por edhe zhvillues të palëve të treta.

Microsoft prezantoi funksionalitetin në konferencën Build në muajin Maj kur tregoi opsionet e reja të gjenerimit të përmbledhjeve të vlerësimit të aplikacioneve përmes AI në Microsoft Store.

Këto përmbledhje nuk kanë debutuar ende por supozohet se do të qëndrojnë krahas hapësirës së vlerësimeve në Microsoft Store.

Momentalisht Qendra AI do të ketë tabin e vet në anën e majtë të Microsoft Store duke qëndruar nën opsionin Movies & TV. Është e vështirë të thuhet se cila aplikacione do të shfaqen në Qendrën AI të Microsoft Store por nga imazhi i publikuar nga Microsoft duken kryesisht aplikacione të editimit të imazheve me AI si Luminar Neo dhe mjete të ngjashme.

Për më tepër Microsoft Store tashmë do të ketë një funksionalitet për gjurmimin e çmimit dhe do të tregojë sesi kanë ndryshuar çmimet e një aplikacioni apo shërbimi në 30 ditët e fundit. Përdoruesit në këtë mënyrë do ta kenë më të lehtë të vendosin kur të blejnë një aplikacion ose jo.

Përditësime të tjera janë mbërritja e emoji 3D që Microsoft premtoi 2 vite më parë.

Microsoft thotë se insajderët e Windows në të gjitha kanalet me versionin 22306.1401.x.x do të shohin Qendrën AI në Microsoft Store së bashku me gjurmuesin e çmimit. Ende nuk ka një informacion ku do të bëhet i disponueshëm për të gjithë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 12%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 20,000 L