Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Miliarderi shton 13 miliardë dollarë pasuri në një ditë

Rekordi i tij është më i larti i arritur ndonjëherë në një ditë të vetme që kur Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg u vu në funksion në 2012.

Jeff Bezos, pronari i Amazon, shtoi 13 miliardë dollarë në pasurinë e tij ditën e Hënë raportoi Bloomberg.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, Bezos tashmë ka një pasuri prej 189.3 miliardë dollarësh. Ndërsa ekonomia Amerikane është tkurrur për shkak të pandemisë së Covid-19, themeluesi i dyqanit online ka fituar 74 miliardë dollarë pasuri gjatë këtij viti.

Rekordi i tij është më i larti i arritur ndonjëherë në një ditë të vetme që kur Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg u vu në funksion në 2012.

Bezos themeloi Amazon në 1995 dhe kompania sot është një prej më fitimprurëset dhe më me vlerë në planet. Ai do të bëhet trilioneri i parë në botë deri në 2026 sipas parashikimeve.

Megjithatë nuk është i vetmi që ka fituar nga pandemia. Një analizë e re tha se mbi 600 miliarderë Amerikanë kanë vënë një pasuri mesatarisht 42 miliardë dollarë çdo javë gjatë pandemisë mes periudhës 18 Mars deri në 16 Korrik në një total prej 700 miliardë dollarë gjatë periudhës.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: