Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Miliona uebsajte marrin një përditësim të detyruar

Afro 1.7 milionë uebsajte nga 3 milionë të tilla që përdorin UpdraftPlus kanë marrë përditësimin.

Miliona uebsajte marrin një përditësim të detyruar

Miliona uebsajte WordPress morën një përditësim të detyruar ditët e fundit. Shkak u bë një problem sigurie në shtojcën shumë popullore të krijimit të backupeve UpdraftPlus.

Ishin zhvilluesit e UpdraftPlus ata që kërkon përditësimin e detyrueshëm sepse problemi i sigurisë lejonte këdo me një llogari në një uebsajte WordPress të shkarkojë plotësisht databazën.

Problemi i sigurisë u zbulua nga hulumtuesi i sigurisë së Jetpack Marc Montpass gjatë një auditi sigurie. Ai vuri në dijeni zhvilluesit rreth probelemit të sigurisë javën e kaluar dhe ata e adresuan një ditë më vonë.

Afro 1.7 milionë uebsajte nga 3 milionë të tilla që përdorin UpdraftPlus kanë marrë përditësimin. Problemi vinte nga mënyra sesi UpdraftPlus ka implementuar funksionin “heartbeat” të WordPress.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iMac 24″ 4.5K, 8GB, 256GB SSD, M1, 8-Core GPU – Green

139,990 L
Kurseni: 20,000 L