Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Modelet iPhone 16 Pro do të kenë kornizën më të hollë të ekranit vendosur në një smartfon

Sipas disa burimeve, pavarësisht ndryshimeve minimale në dizajn, të dy modelet iPhone 16 Pro do të jenë më të mëdhenj këtë vit. iPhone 16 Pro do të jetë 6.3-inç ndërsa iPhone 16 Pro Max do të jetë 6.9-inç, duke u bërë kështu iPhone më i madh lançuar nga Apple.

Modelet iPhone 16 Pro do të kenë kornizën më të hollë të ekranit vendosur në një smartfon

Modelet e ardhshme iPhone 16 Pro do të kenë kornizën më të hollë të ekranit vendosur ndonjëherë në një smartfon, duke tejkaluar edhe modelet iPhone 15 Pro.

Lajmi vjen nga informatori i industrisë Ice Universe i cili ka një rekord të gjatë me informacione të sakta lidhur me planet e Apple.

Sipas disa burimeve, pavarësisht ndryshimeve minimale në dizajn, të dy modelet iPhone 16 Pro do të jenë më të mëdhenj këtë vit. iPhone 16 Pro do të jetë 6.3-inç ndërsa iPhone 16 Pro Max do të jetë 6.9-inç, duke u bërë kështu iPhone më i madh lançuar nga Apple.

Por Apple ka vendosur të mos mbështetet vetëm tek dimensionet fizike për ta bërë eksperiencën e shikueshmërisë më gjithëpërfshirëse. Sipas Ice Universe, modelet e ardhshme Pro do të kenë kornizën më të hollë në një smartfon, edhe më të hollë sesa Galaxy S24.

Një gjë e tillë mendohet se është arritur falë përdorimit të teknologjisë Border Reduction Scructure (BRS) e cila mundëson një ndërfaqe më kompakte dhe efikase në ekran duke prodhuar kështu korniza më të holla.

Vitin e kaluar Apple reduktoi kornizën e ekranit tek modelet iPhone 15 Pro duke përdorur një tjetër teknologji quajtur “low-injection pressure overmolding, ose LIPO, duke e tkurrur kornizën në vetëm 1.5mm.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

69,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

112,990 L159,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

57,990 L61,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro

48,990 L57,990 L