Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Ndërsa TikTok është pak ditë larg nga dëbimi në SHBA, një tjetër rrjet social Kinez fiton popullaritet

Është konsideruar si një prej rivalëve kryesorë të versionit Kinez të TikTok quajtur Douyin dhe numëron 300 milionë përdorues.

Ndërsa TikTok është pak ditë larg nga dëbimi në SHBA, një tjetër rrjet social Kinez fiton popullaritet

Me TikTok që duket vetëm disa ditë larg nga dëbimi në SHBA, përdoruesit e aplikacioneve po shkojnë drejt disa alternativave të tjera jo shumë të njohura.

Aplikacioni që duket se ka përfituar më së shumti është një tjetër rrjet social Kinez quajtur “RedNote” oso Xiaohongshu që përkthehet ndryshe si “libri i vogël i kuq.”

Në formatin e TikTok me video me metrazh të shkurtër, RedNote aktualisht është aplikacioni numër 1 në App Store në SHBA dhe i 34-ti në Google Play Store. RedNote ka fituar popullaritet ndërsa shumë krijues të TikTok kanë filluar të postojnë për eksperiencat e tyre gjatë përdorimit të aplikacionit Kinez.

Ndërkaq në RedNote, shumë krijues kanë publikuar video për “refugjatët e TikTok” duke i mirërpritur në platformë. Aplikacioni është njësoj si TikTok me shfletimin vertikal të videove bazuar në interesat e përdoruesve.

Ndërfaqja është në gjuhën Kineze dhe mund të shkaktojë konfuzion tek përdoruesit që duan të navigojnë. Ndërsa RedNote duket se doli nga asgjëja, aplikacioni ka qenë shumë popullor në Kinë prej disa vitesh.

Është konsideruar si një prej rivalëve kryesorë të versionit Kinez të TikTok quajtur Douyin dhe numëron 300 milionë përdorues.

RedNote nuk ka qenë i vetmi që ka përfituar nga situata e krijuar me TikTok. Një tjetër aplikacioni i ByteDance, Lemon8, është bërë trend në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google. Flip është një tjetër aplikacion që po rritet në popullaritet.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy A16 4G
SUMMER TIME ONLINE

Samsung Galaxy A16 4G

Price range: 11,490 L through 14,990 L
 
Samsung Galaxy A35 5G
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy A35 5G

19,990 L
 
Apple iPhone 16 Pro Max
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

Price range: 104,990 L through 134,990 L
 
Apple iPhone 16 Pro
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16 Pro

Price range: 85,990 L through 95,990 L
 
Apple iPhone 16
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16

Price range: 61,990 L through 91,990 L