Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Ndryshohet pamja e aplikacionit Instagram

Reels ju kujtojmë është formati i videove me metrazh të shkurtër që Instagram e solli për të konkurruar me TikTok dhe që më parë ishte i miksuar në tabin Explore.

Ndryshohet pamja e aplikacionit Instagram

Herën tjetër që të hapni Instagram do të gjeni dy tabe të reja të faqen kryesore: Reels dhe Shop. Shtesat e reja e bëjnë më të thjeshtë kapërcimin nëpër pjesë të ndryshme të rrjetit social krahas faqe Explore.

Instagram ka planifikuar të ndryshojë faqen kryesore të aplikacionit prej kohësh. Madje aplikacioni ka testuar disa variacione të ndërfaqes kryesore dhe tani më në fund ka përzgjedhur një.

Adam Mosseri, shefi i Instagram, prezantoi pamjen e re. Reels janë vendosur në vend të butonit që krijonte postime të reja ndërsa Shop ka zëvendësuar butonin në formë zemre që tregonte aktivitetin.

Të dy këta butonë që janë zëvendësuar do të gjejnë vend në cepin e djathtë lartë të pamjes kryesore të Instagram. Tabet e dedikuara të Reels dhe Shop do të orientojnë më kollaj përdoruesit e këtyre seksioneve.

Reels ju kujtojmë është formati i videove me metrazh të shkurtër që Instagram e solli për të konkurruar me TikTok dhe që më parë ishte i miksuar në tabin Explore.

Ndërsa në tabin Shop do të gjeni rekomandime, produkte të kuruara e madje edhe video që mund të blihen. Rrjeti social Facebook po shtyn me të gjitha forcat drejt shitblerjes online.

Pamja e re e Instagram është padyshim e mirëllogaritur dhe mirëmenduar. Ndërsa po përballet me konkurrencën e TikTok, aplikacionit i duhej një mënyrë për ti bërë Reels më të dukshme.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L