Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Nënsistemi Linux në Windows 11 do të ofrohet si aplikacion

Edhe pse nuk ka ndryshime të reja, nuk do të thotë se përditësimet kanë për të munguar në të ardhmen pa qenë nevoja të presin për debutimin e madh të Windows.

Nënsistemi Linux në Windows 11 do të ofrohet si aplikacion

Microsoft ka transformuar nënsitemin Windows për Linux (WSL) në një aplikacion që mund ta shkarkoni dhe instaloni nga Microsoft Store në Windows 11.

Një version eksperimental i aplikacioni është i disponueshëm nga ky moment. Ky aplikacion më vete do të përditësohet i pavarur nga Windows, që do të thotë se përdoruesit e WSL marrin përditësime dhe funksionalitete më shpejtë pa pasur nevojë të modifikojnë versionin e Windows.

Edhe pse nuk ka ndryshime të reja, nuk do të thotë se përditësimet kanë për të munguar në të ardhmen pa qenë nevoja të presin për debutimin e madh të Windows.

Microsoft aktivizoi aplikacionet Linux GUI në Windows 10 për zhvilluesit e vitin e kaluar dhe funksionalitete të tilla do të bëhen të disponueshëm përmes Microsoft Store tani e tutje.

Ajo që bie në sy është se aplikacioni WSL funksionon vetëm me Windows 11.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: