Video lojërat janë një tjetër shans i Netflix për të joshur konsumatorë të rinj por njëkohësisht të ofrojë diçka që konkurrentët e drejtpërdrejtë aktualisht e bëjnë.
Prej kohësh kanë qarkulluar spekulime se Netflix do të shtrinte aktivitetin në tek video lojërat dhe tashmë një raport i fundit hedh më shumë dritë mbi planet e kompanisë për 2022.
Një raport i ri nga Bloomberg thotë se Netflix ka afruar një ish ekzekutiv të Electronic Arts dhe Facebook për të udhëhequr përpjekjen e kompanisë.
Mike Verdu do ti bashkohet Netflix si zëvendës president i zhvillimit të lojërave. Ideja është që të ofrohen video lojëra në platformën streaming të Netflix duke filluar nga viti i ardhshëm.
Lojërat do të shfaqen ngjashëm me zhanrin e ri të programimit siç veproi me dokumentarët dhe shfaqet e veçanta. Për këtë shërbim të ri Netflix nuk ka planifikuar të rrisë koston e abonimit.
Në muajt në vijim Netflix do të ndërtojë ekipin e vet gaming dhe tashmë ka nisur reklamimin e pozicioneve vakante të punës në këtë departament.
Video lojërat janë një tjetër shans i Netflix për të joshur konsumatorë të rinj por njëkohësisht të ofrojë diçka që konkurrentët e drejtpërdrejtë aktualisht e bëjnë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë