Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Netflix nuk do të raportojë më numrin e abonentëve, përqendrohet tek të ardhurat

Ndryshimi vjen pas një tre mujori ku shtoi 9.3 milionë abonentë duke u rritur globalisht në më shumë se 270 milionë anëtarë.

Netflix nuk do të raportojë më numrin e abonentëve, përqendrohet tek të ardhurat

Netflix ka vendosur të distancohet nga raportimi i numri të abonentëve. Në tre mujorin e parë të vitit Netflix zbuloi se nuk do të raportojë më numrin e abonentëve duke filluar prej 2025 duke qenë se ato përfaqësojnë vetëm një komponent të rritjes së kompanisë.

Ndryshimi vjen pas një tre mujori ku shtoi 9.3 milionë abonentë duke u rritur globalisht në më shumë se 270 milionë anëtarë.

Numri i abonentëve ishte më i rëndësishmi në ditët e para të video streaming. Investitorët, studiot dhe të gjithë të tjerët mund të kuptonin sesa mirë shërbimi po performonte përballë konkurrentëve.

Por tani Netflix thotë se ka burime të shumta të ardhurash dhe nuk mbështet vetëm tek anëtarësia mujore e përdoruesve.

Përmes një letre drejtuar aksionarëve, kompania foli për burime e tjera të të ardhurave siç është reklamimi përmes planit të saj me reklama. Tani e tutje Netflix do të raportojë të ardhurat nga rajone të ndryshme mbi baza tre mujore.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Xiaomi TV 65”

67,990 L
 
- 33%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Lobod 32″ Smart TV HD

11,990 L
Kurseni: 6,000 L
- 32%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Lobod 42″ Smart TV FHD

16,990 L
Kurseni: 8,000 L