Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Një gur për eliminimin e rrezeve elektromagnetike të pajisjeve elektronike?

Megjithatë, sipas disa ekspert kanë thënë se Shongite në formën e varëse nuk mund të neutralizoj efektin e rrezatimit EMF( Fusha Elektro-Magnetike) për personin që e mban. Ai funksionon vetëm si pengesë e valëve.

Një gur për eliminimin e rrezeve elektromagnetike të pajisjeve elektronike?

Një nga trendeve më interesante të këtij viti ka qënë kthimi i vëmendjes ndaj gurëve të ashtushtuquajtur kristale, të cilët ndryshe nga gurët e tjerë mban aftësi spiritual që ndikojnë, në bazë të gurit, në aspekte të ndryshme të jetës. Disa kristale dallohen për efektin që ata kanë në eliminimin e ankthit, stresit ose tensionit, disa të tjerë besohen të sjellin më shumë fat, para ose shëndet, por kohët e fundit disa dyqane kristalesh online kanë filluar të shesin gurin Shungite me mesazhin “Merr mbrojtje nga 5G. Blini varësen tuaj Shungite tani!”

Shungiti është një gur i zi i rrallë,99% karbon. Gjendet kryesisht në Shunga, një fshat në Karelia, Rusi.Ai ka një përbërje unike, prej fullerene( molekula sferike 3-D të përbëra nga 60 atome karboni). Këto molekula janë të zbrazëta dhe nganjëherë quhen buckyballs.Shungiti gjithashtu përbëhet nga pothuajse të gjitha mineralet në tabelën periodike. Edhe pse origjina e shungitit është një mister, besohet se një meteorit i madh u përplas në Tokë dhe depozitoi shungit.

Megjithëse shkencëtarët nuk janë të sigurt se si u formua shungiti ose nga erdhi ai, ata ia atribuojnë përfitimet e mundshme gurit përmbajtjes së tij furnelle. Ne një studim të bërë, ku mbi disa minjë u vendos rrezatimi elektromagnetik, u vërtetua se rasti ku ata ishin të mbrojtur me Shungite uli ashpërsinë e dëmtimit të shkaktuar nga rrezatimi elektromagnetik me frekuencë të lartë.

Megjithatë, sipas disa ekspert kanë thënë se Shongite në formën e varëse nuk mund të neutralizoj efektin e rrezatimit EMF( Fusha Elektro-Magnetike) për personin që e mban. Ai funksionon vetëm si pengesë e valëve.

Christopher Hansen, një fizikan kimik dhe lektor në Shkollën e Kimisë të UNSË, tha se asnjë bizhuteri  nuk mund të ndryshojë në të vërtetë rrugën e rrezatimit elektromagnetik siç sugjerohet nga postimet e rrjeteve sociale. Dr Hansen vuri në dukje se shungiti përmbante vetëm sasi të vogla të fullereneve, dhe e vetmja pengesë e mundshme e EMF që ofronte do të ishte kur varësja të vendosej drejtpërdrejt midis burimit të rrezatimit dhe një personi. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: