Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Një kompani në Bosnje ndërton një kopje të Tesla Cybertruck

Shëtitja e parë me këtë makinë në rrugët e qytetit të Mostarit tërhoqi shumë vëmendje. Të gjithë po shikonin dhe gjysma e tyre mendonin se kemi ndërtuar një tank ngaqë nuk e njohin Cybertruck.

Një adhurues i makinave Ford dhe Tesla në Bosnje ka vendosur të mos qëndrojë duke pritur që Tesla të nxjerrë në shitje modelin elektrik Cybetruck që do të vijë në fund të 2021.

Kështu ai ndërtoi një version të tij të makinës futuristike.

U deshën 8 muaj për specialistët IT dhe inxhinierët në kompaninë Stark Solutions të Igor Kreziç për të zbërthyer një Ford Raptor F-150 në pjesët më të vogla dhe më pas transformimin e tij në një makinë të ngjashme me Cybertruck.

Shëtitja e parë me këtë makinë në rrugët e qytetit të Mostarit tërhoqi shumë vëmendje. Të gjithë po shikonin dhe gjysma e tyre mendonin se kemi ndërtuar një tank ngaqë nuk e njohin Cybertruck.

Edhe pse mund të mos duket identik me prototipin e Cybertruck, makina e tyre ka shpirtin e saj.

Tani kompania që e ka ndërtuar po përpiqet ta regjistrojë megjithatë kanë hasur probleme për shkak të skajeve të mprehta të cilat nuk lejohen në Bosnje.

Makina është me karburant ndryshe nga elektriciteti që përdor Cybertruck dhe nuk është në madhësinë e njëjti. Pronari që kishte porositur këtë makinë kishte kërkuar shkrirjen e elementëve të dizajnit të Tesla dhe Ford.

Tesla ka planifikuar të ndërtojë një fabrikë 1.1 miliardë dollarë për Cybertruck në Teksas. Cybertruck kushton 39 mijë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L