Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Një kompjuter gaming i pazakontë Cooler Master dhe KFC

Dizajni i tij është origjinal sepse Cooler Master nuk ka kompjuter tjetër të këtij lloji në shitje.

Një kompjuter gaming i pazakontë Cooler Master dhe KFC

KFC dhe Cooler Master prezantuan ditën e Mërkure një kompjuter gaming në formën e një shporte dhe që mund të përdoret për të ngrohur mish pule.

Kompjuteri vjen pasi KFC nisi një fushatë KFConsole të një kompjuteri gaming në Verën e këtij viti. Thuajse i gjithë kompjuteri është i ndërtuar nga Cooler Master por ka emrin e KFC stampuar mbi të.

Dizajni i tij është origjinal sepse Cooler Master nuk ka kompjuter tjetër të këtij lloji në shitje. Nëse materializohet, KFConsole do të ketë platformën Intel Nuc9 Extreme Compute Element që është mbreti i kompjuterëve gaming të vegjël.

Cooler Master nuk jep detaje specifike por kompjuteri ka kartë grafike NVIDIA, procesor Intel dhe 1TB Seage SSD NVMe. Kompania pretendon se kompjuteri mund të përballojë përmbajtje të realitetit virtual, teknologjinë ray-tracing dhe video lojra 4K me 240fps.

Forma e kompjuterit është e ngjashme me një shportë dhe ka një dhomë të veçuar e cila mund të ngrohë krahë pule duke përdorur qarkullimin natyral të ajrit dhe nxehtësisë sipas Cooler Master. Por kostoja?

Edhe pse nuk ka fjalë zyrtare në lidhje me të, kujtojmë se një kompjuter i mire ndërtuar me platformën Intel NUC9 Extreme kushton 3,100 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: