Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Një prej funksioneve produktive të Windows 11 do të hapet për zhvilluesit

Kompania nuk ofroi detajet e plota lidhur me planet e saj për widgets por është një sinjal inkurajues se Microsoft është gati të hapë Windows 11-ën për zhvilluesit.

Një prej funksioneve produktive të Windows 11 do të hapet për zhvilluesit

Microsoft ka planifikuar të mbështetë widgets nga palë të treta në Windows 11 drejt fundit të vitit.

Në konferencën vjetore të zhvilluesve gjiganti i softuerit tha se do të hapë aksesin në Windows 11 widgets për zhvilluesit të cilat mund të ofrojnë si pjesë e aplikacioneve win32 dhe PWA.

Aktualisht sistemi i widgets në Windows 11 është i kufizuar vetëm për ato të krijuaranga Microsoft. Kompania ka ndërtuar widgets për aplikacionet Outlook dhe To Do.

Kompania nuk ofroi detajet e plota lidhur me planet e saj për widgets por është një sinjal inkurajues se Microsoft është gati të hapë Windows 11-ën për zhvilluesit.

Gjithashtu widgets kanë qëndruar thuajse të fshehura larg vëmendjes së përdoruesit në Windows 11, por tani Microsoft është gati ti nxjerrë në pah.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L